INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëdhëniet Turqi-Greqi. Erdogan tregohet miqësor. Ja veprimi që po zbut fqinjët

Marrëdhëniet Turqi-Greqi. Erdogan tregohet miqësor. Ja veprimi që po zbut fqinjët

Publikuar më: 11:42 15-08-2018

Turqia liron ushtarët grekë të kapur në kufi. Dy ushtarët grekë u liruan pas disa muajsh qëndrimi në një burg turk. Ata u kthyen të mërkurën herët në Greqi me avionin e qeverisë pas lirimit të tyre të papritur nga një gjykatë krahinore. Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos tha se telefonoi homologun e tij turk për të shprehur kënaqësinë e tij për lirimin e ushtarëve dhe e ftoi atë të vizitojë Greqinë.
"Kjo është një ditë e mrekullueshme për atdheun tonë. Unë shpresoj se lirimi i tyre ... do të lajmërojë një ditë të re në marrëdhëniet greko-turke. Ne mund të jetojmë së bashku në mënyrë paqësore, për të mirën e të dy popujve tanë”-u shpreh ministri.
Ushtarakët, nënkoloneli i dytë Angelos Mitretodis dhe rreshteri Dimitris Kouklatzis u takuan nga Kammenos, shefi i shtabit të ushtrisë dhe një roje nderi pas mbërritjes së tyre në orën 3 në aeroportin në qytetin verior të Selanikut. "Dua tu them të gjithëve faleminderit," tha Mitretodis para gazetarëve.

Ushtarakët u arrestuan më 1 mars për hyrje të paligjshme në Turqi pas kalimit të kufirit tokësor të militarizuar. Greqia protestoi fuqishëm për ndalimin e tyre të gjatë në qytetin perëndimor të Edirne, duke argumentuar se ata kishin humbur gjatë një patrullimit për shkak të motit të keq. Kryeministri Alexis Tsipras përshëndeti lirimin e tyre si "një akt të drejtësisë" dhe siguroi avionin e tij personal që përdor në udhëtimet zyrtare të huaja për t'i kthyer ata në vend. Lirimi i tyre "do të kontribuojë në forcimin e miqësisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në rajon", tha Tsipras në një deklaratë. "Unë dua të përgëzoj dhe falënderoj (dy burrat) dhe familjet e tyre për forcën, durimin dhe besimin e tyre në përpjekjet tona, të cilat u arsyetuan më në fund"-deklaroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0031290054321289