INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria shënoi rritje të presionit migrator në korrik

Shqipëria shënoi rritje të presionit migrator në korrik

Publikuar më: 11:28 15-08-2018

Shqipëria, vijon të jetë rrugë kryesore kalimi emigrantësh, madje, sipas Agjencisë Europiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë,’Frontex’, ka pasur rritje fluksi në muajin korrik. Rruga kryesore migratore në Ballkanin Perëndimor nga Serbia në Hungari dhe Kroaci vazhdon të shohë një numër të vogël migrantësh të parregullt. Megjithatë, një rrugë paralele nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe nga Serbia në Bosnje Herzegovinë, ka parë rritje të presionit migrator në korrik, thuhet në këtë raport. Sipas Frontex ,presioni i vazhdueshëm përgjatë nën-rrugës Greqi-Shqipëri-Mal të Zi-Bosnje dhe Herzegovinë-Kroaci, mbetet tregues për emigrantët që përpiqen të anashkalojnë masat ekzistuese të sigurisë përgjatë rrugës kryesore nëpërmjet Serbisë. Në shtatë muajt e parë të vitit 2018, numri i kalimeve të parregullta kufitare në BE përmes katër rrugët kryesore të migracionit ra me 43 % nga një vit më parë, në rreth 73.500. Kjo shifër e bërë publike në raportimin më të fundit të Frontex, tregon se ulja e rrjedhës migratore ka ardhur kryesisht për shkak të presionit të ulët migrator në rrugën Mesdhetare Qendrore. Në korrik, rreth 14 900 kalime të parregullta u zbuluan në rrugët kryesore të migracionit në BE, 18% më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri më i madh i emigrantëve ishin shtetas të Sirisë dhe Irakut, edhe pse afganët llogariten për numrin më të madh në korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0025498867034912