INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maroku i bën “gropën” vetes, Irani merr 3 pikë të arta falë një autogoli [VIDEO]

Maroku i bën “gropën” vetes, Irani merr 3 pikë të arta falë një autogoli [VIDEO]

Publikuar më: 19:08 15-06-2018

Irani ka befasuar Marokun pasi e mposhti me rezultatin minimal 0-1. Sfida ishte mjaft e luftuar në fushë, ndërsa Maroku ishte dukshëm dominues në kontrollin e topit, ndonëse asnjë nga skuadrat nuk arriti të krijojë aksione rrjedhëse e të rrezikshme.

Ishte Maroku që e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar portën kundërshtare në disa momente, por është treguar i pasaktë. Por në gjysmën e dytë të pjesës së parë ishte Irani që më në fund u fut në lojë duke prodhuar disa raste të mira për gol që nuk i shfrytëzon siç duhet.

Por duhej të vinte minuta 95 që Irani të shënonte për të siguruar 3 pikë të arta.

Avantazhi erdhi falë një autogoli të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes nga sulmuesi Bouhadaouz. Ky takim ishte i vlefshëm për Grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Portugalinë.

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418