INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mark Babani, kryebashkiaku i tretë në rrjetën e PD. I kërkohet prokurorisë verifikime

Mark Babani, kryebashkiaku i tretë në rrjetën e PD. I kërkohet prokurorisë verifikime

Publikuar më: 10:24 10-09-2019

Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës bie në rrjetën e dekriminalizimit. Për Babanin Partia Demokratike zyrtarisht ka kërkuar verifikime nga Prokuroria e Përgjithshme. Dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003”, thuhet në shkresën e Partisë Demokratike.
Mark Babani është kryebashkiaku i tretë i denoncuar nga Partia Demokratike. Vetëm Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Prokuroria ndërkohë ka nisur verifikimet për Agim Kajmakun i Bashkisë Vorë, por ende pritet vendimi për të.

kerkesa_per_makr_babanin.jpg

kerkesa_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605