INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet data e fillimit të vitit akademik 2019-2020, mësoni se kur do të nisë universiteti

Publikohet data e fillimit të vitit akademik 2019-2020, mësoni se kur do të nisë universiteti

Publikuar më: 10:37 10-09-2019

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e fillimit të vitit të ri Akademik 2019-2020.

Procesi mësimor për arsimin e lartë do të fillojë në 14 tetor.

Ndërsa me datë 19 shtator rihapet sërish portali me formularin A3, ku do të kenë mundësi të aplikojnë maturantët që nuk janë regjistruar në fazën e parë si dhe maturantët që kaluan më sukses provimet e vjeshtës.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë pritet që deri në datën 14 tetor të ketë përfunduar regjistrimi në Universitetet në të treja raundet. Sipas Drejtorit Të Rrjetit Akademik, degët më të preferuara nga maturantët këtë vit janë shkencat ekonomike ku 70% e maturantëve i kanë përzgjedhur, duke vijuar me shkencat mjekësore. Po ashtu dega e mësuesisë mbetet e preferuar nga maturantët, pavarësisht rritjes së mesatares në 7.5.

Një vit më parë viti Akademik filloi me 15 tetor.  Ndërsa për sa u përket gjimnazeve dhe shkollave fillore 16 shatori shënon ditën e parë të shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102