INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manchester United e bën zyrtare, ja çfarë ka vendosur klubi për të ardhmen e Solskjaer

Manchester United e bën zyrtare, ja çfarë ka vendosur klubi për të ardhmen e Solskjaer

Publikuar më: 15:07 28-03-2019

Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajneri me kohë të plotë i Manchester United për tre vitet e ardhshme. Ky njoftim zyrtar erdhi nga vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp në internet.

Solskjaer u emërua si trajner i komanduar pas shkarkimit të Mourinhos. Tekniku ka vendosur disa rekorde të pabesueshme në krye të ”Djajve”. Në 13 ndeshje të zhvilluara me norvegjezin në pankinë, Manchester United ka humbur vetëm një, atë me Arsenalin dhe tani është vetëm 2 pikë larg “Topçinjve” për zonën Champions.

Gjithashtu ai e kaloi ekipin edhe në fazën tjetër të Champions League duke eliminuar PSG-në me talentet e akademisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277