E ardhmja e Elseid Hysajt tek ekipi i Napolit pritet të vendoset në ditën e sotme. Një takim midis menaxherit të lojtarit dhe presidentit të klubit do të vendosë largimin ose jo të mbrojtësit shqiptar nga ekipi.
Menaxheri propozon rinovim të kontratës që skadon më 2021- shin me rritje të pagës deri në 3 milionë euro rrogë, ndërkohë që Napoli ofron jo më shumë se 2.5 milionë euro
Ançelotti e ka aktivizuar kohët e fundit Hysajn duke dhënë miratimin për rëndësinë e tij, por paga e lartë mund të jetë një faktor pengues, thonë specialistët e merkatos që mbrojtësin e konsiderojnë me 51% të larguar.








31 Jan 2026 





