INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

MALUMA po vjen dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët me këtë VIDEO!

Publikuar më: 21:35 10-03-2022

Artisti latin me famë ndërkombëtare, Maluma, ishte parashikuar që të performonte në Tiranë në vitin 2020.

Mirëpo, situata me COVID-19 bëri që koncerti të shtyhej dhe siç dihet tani për dy vite më vonë.

Ka qenë së fundmi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që ka shpërndarë një video në rrjete sociale duke treguar se Juan Luis Londono Arias (emri i vërtetë) rikthehet në Shqipëri më 14 mars.

Në videon e publikuar në Instagram, krijuesi i hitit “Corazon” zbuloi se do të jetë në kuadër të “Papi Juancho Tour”.
“Mos mungoni”, thotë në fund 28-vjeçari.

Veliaj nga ana tjetër njofton se koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” të hënën që vjen (14 mars).

 

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486