INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina merr flakë në ecje

Makina merr flakë në ecje

Publikuar më: 09:16 02-05-2017

Automjeti merr flakë teksa lëvizte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maji”, në Fier. Sipas të dhënave të para mjeti tip Volkswagen me targa AA 548 LZ në pronësi të shtetases R.O ka marrë zjarr në ecje e sipër në pjesën e motorit.
Në vendngjarje është dërguar zjarrfikësja dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393