INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobat e makinave në dorë të policëve, jo më komsione

Gjobat e makinave në dorë të policëve, jo më komsione

Publikuar më: 17:25 29-11-2017

Drejtuesit e makinave që gjobiten nga Policia Rrugore nuk do të kalojnë më në Komision, pasi Ministria e Brendshme po harton propozime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave. Propozimet e reja kërkojnë të shmangin procedurat burokratike në komisione për shoferët.
Do të jenë policët rrugor që do të vendosin për masën e gjobës. Në momentin që një polic rrugor do konstatojë për shembull, shkeljen e Kodit Rrugor për semafor të kuq, atëherë shoferët nuk do kalojnë në komision, por do të jetë oficeri i policisë që do vendosë masën e gjobës, që është minimum 20 mijë lekë të reja, por edhe kohën e pezullimit të patentës.
Ndërsa shoferët nëse kanë ankese mund ti drejtohen vetëm Gjykatës Administrative. Policët Rrugor aktualisht nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba më shumë se 5 mijë lekë të reja, ndërkohë që pezullimi i patentës u është hequr si e drejtë atyre dhe përcaktohet nga komisionet.
Ndërkohë është drejt përfundimit edhe procesi i gjobës elektronike. Kjo do të thotë se polici rrugor nuk do të presë më gjoba në letër, por do ta vendosë atë në një sistem online, ndërkohë që shoferit do t’i printohet një letër elektronike për gjobën.

Article Logic
Execution time: 0.0044271945953369