INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina e policit në flakë, çfarë ndodhi?

Makina e policit në flakë, çfarë ndodhi?

Publikuar më: 10:05 09-10-2017

Rreth orë 3 të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është shkrumbuar nga flakët në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas të dhënave të uniformave blu të këtij qyteti makina që është shkrumbuar është e një punonjësi policie.
Njoftimi i Policisë:
“Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 2:50 ka marrë një thirrje në sallën operative se makina e shtetasit Sh.N me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë është përfshirë nga flakët poshtë pallatit ku ka qenë e parkuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet”.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598