INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Majmunët drejt zhdukjes. Studiuesit: Do përgjysmohen për 25 vite [Video]

Publikuar më: 17:41 19-01-2017

Më shumë se 60 për qind e majmunëve dhe llojeve të tyre në botë po kërcënohen me zhdukje. Ky është rezulati i një raporti mjaft tronditës që tregon se nga 504 specie primat që ekzistonin në botë, dy të tretat janë përballur me zhdukjen, çka tregon se ka një rënie me 75 për qind të popullsisë. E ardhmja e tyre është e zymtë, sepse shtëpitë e tyre pra pyjet janë duke u shkatërruar. Pas rënies drastike të të gjitha llojeve të majmunëve fshihet, rritje industriale e bujqësisë , zgjerimi i fermave me rritjen e numrit të kafshëve, kërkimet dhe shpimet e tokës për naftë dhe gaz. Po kështu ndërimi i minierave, i digave dhe ndërtimi i rrugëve ka bërë që sipërfaqe të tëra pyjore të zhduken. Autorët e studimit thonë se “pavarësisht se majmunët janë etiketuar si lloji më karizmatik i kafshëve, vetëm një revolucion do ta ndalte shuarjen e tyre”. Për të ndaluar humbjen e habitateve të primatëve, vendet e industrializuara do të duhet të reduktuar kërkesat e tyre për produktet tropikale. Primat janë gjetur në Amerikën Jugore dhe Qendrore, Afrikë dhe Azi . Por dy të tretat e specieve jetojnë vetëm në territorin e katër shteteve: Brazilit, Madagaskarit, Indonezisë dhe Republikës Demokratike të Kongos. Në Evropë, e vetmja koloni e majmunëve të egër banon mbi shkëmbin e Gjibraltarit. Tregtia e paligjshme e mishit të kafshëve të egra ka çuar gjithashtu në eleminimin e primatëve. Në Nigeri dhe Kamerun gjate kontrolleve në tregje janë gjetur 150,000 kufoma majmunesh, që tregëtohen çdo vit si mish i egër.

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287