INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni cilët janë ndotësit e ajrit në Tiranë

Mësoni cilët janë ndotësit e ajrit në Tiranë

Publikuar më: 17:42 19-01-2017

Karburanti është fjala kyçe për ndotjen në Tiranë të paktën sipas Bashkisë së kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kanë monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat e PM 10 zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram.

“Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90 mikogram, ndërsa në ditët e pushimit, në fundjavë, ditën e Krishtlindjeve, Vitin e Ri ku edhe ngricat, kur u bë thirrje mos përdorimi dhe njerëzit nuk përdorën shumë transportin individual, këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, thotë Diana Mile, Drejtoreshë e planifikimit të politikave të mjedisit për TCH.
Niveli i ndotjes në Tiranë pati një rënie me 15% gjatë vitit 2016 krahasuar me vitin 2015. Por, ai është ende shumë larg normës mesatare të Bashkimit Europian për PM10, e cila është 60 mikrogram për metër kub. Bashkia thotë se janë edhe elementë të tjerë të cilat shkaktohen vetëm nga automjetet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht u ka bërë apel qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e automjeteve, ndërsa ka premtuar dhe ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara për biçikletat, një mundësi kjo për të ulur më tej ndotjen në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0047118663787842