INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja lajmi surprizë për viza drejt SHBA nga ambasada në Shqipëri…

Ja lajmi surprizë për viza drejt SHBA nga ambasada në Shqipëri…

Publikuar më: 17:13 19-01-2017

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se në intervistën për vizë turistike, duhet të keni me vete vetëm pasaportën dhe fletën e konfirmimit DS-160.

Ja ç’është shkruar në faqen zyrtare të FB:


“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: Unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë.”

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484