INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madonna shpjegon veshjen e saj

Madonna shpjegon veshjen e saj "skandaloze"

Publikuar më: 15:28 05-05-2016

Madonna i la të gjithë me gojë hapur në Met Gala me fustanin e saj që i zbulonte plotësisht gjoksin dhe të pasmet.

Pasi u përfol nga gjithë mediat, ajo kundërpërgjigjet duke mbrojtur zgjedhjen e saj me argumentin se kjo veshje ishte një deklaratë, jo vetëm mode, por edhe politike. Diva e muzikës deklaron se paraqitja e saj ishte një thirrje për ndërgjegjësim ndaj të drejtave të grave. Sipas artistes 57 vjeçare, fakti se një grua nuk mund të shprehë seksualitetin e saj pas një moshe të caktuar është provë se jetojmë në një shoqëri seksiste. Ç’është e vërteta, do të habiteshim më shumë nëse Madonna do të ishte veshur në mënyrë normale.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379