INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i Madonna bëhet zyrtarisht një lojtar i Benfica dhe i ndryshon jetën divës! [FOTO]

Djali i Madonna bëhet zyrtarisht një lojtar i Benfica dhe i ndryshon jetën divës! [FOTO]

Publikuar më: 11:52 20-06-2017

Madonna do të transferohet në Lisbonë për t’i dhënë mundësinë e jetës djalit të saj.

David Banda, djaloshi 11 vjeçar nga Malawi që diva e muzikës adoptoi në vitin 2011 do të fillojë aventurën sportive në kontinentin e vjetër, ku futbolli është në nivelet më të larta. Djaloshi ka kaluar me sukses, madje në mënyrë brilante provat për t’u bërë pjesë e klubit portugez. Zbuluesit e talenteve të klubit kanë mbetur të mahnitur nga djali i yllit të muzikës pop dhe kanë vendosur ta bëjnë pjesë të ekipit të moshave. Madonna gjithmonë ka deklaruar se “për fëmijët e saj dëshiron të jetë mamaja që ajo nuk ka pasur”, kështu duket se ka vendosur që të transferohet në Portugali për t’i ndjekur nga afër hapat e parë të djalit të saj në këtë aventurë të re. David është një sulmues krahu i i majtë, që ëndërron të ndjeku gjurmët e idhullit të tij Cristiano Ronaldo. Ndërkohë, mësohet gjtihashtu se Madonna do të blejë një mega-vilë prej 3300 metash katrorë me vlerë 6.5 milionë euro vetëm pak kilometra larg qendrës sportive ku do të stërvitet djali i saj.

madonna.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936