INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perez: Ronaldo qëndron, s’ka oferta për të

Perez: Ronaldo qëndron, s’ka oferta për të

Publikuar më: 11:10 20-06-2017

Nga cështja Ronaldo, tek  interesimi për talentet e futbollit europian Mbappe e Donnarumma e deri tek mandati i radhës në krye të Realit të Madridit. Pas rizgjedhjes si president i Los Blancos deri në vitin 2021, Florentino Perez rrëfen më Marcan lëvizjet në merkato. Duke nisur me Cristianon, i cili akuzohet për evazion fiskal:

“Duhet të bisedoj me të. Nuk jemi takuar akoma sepse nuk dua ta shqetësoj tani që është i grumbulluar dhe i fokusua në kombëtaren e Portugalisë. Nuk di asgjë cfarë kanë shkruar apo thënë të tjerët, por mendoj se Ronaldo është personi që është ndier më keq nga kjo histori. Jam dsakord me të: disa media e kanë konsideruar kriminel, ndërkohë që një përson i ndërshëm profesionalisht si ai e ka të vështirë ta kuptojë këtë sjellje. Prezumimi i pafajsisë në këtë rast nuk është marrë në konsideratë. “

Kur pyetet për të ardhem e portugezit, Perez është i vendosur: ai nuk preket.

“Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Ajo që mendojmë është që Ronaldo është futbollist i Realit të Madridit dhe do të mbetet i tillë si lojtarët e tjerë. E përsëris nuk ka kanë ardhur oferta për të.”

Sigurisht që klub i madh si Reali nuk mund të qëndrojë pasiv ne merkato. Përkundrazi është gati të hidhet në sulm për talentet më të mëdhenj të futbollit europian, për kampionë që mund ta ruanin statusin fitues të Realit edhe për vitet e ardhshme, shkruan Spupersport.

“Po ndjekim me shumë vëmendje Mbappenë, portierin e Milanit Donnarumma dhe Vinicius dhe të rinj të tjerë premtues. Reali i Madridit do ta shfaqë inetersimin në momentin e duhur. Te klubi ynë kanë ardhur gjithmonë futbollistët më të mirë në botë.  

Fakti që menaxher i Dunnarummës është Mino Raiola, nuk është problem për Perez.

“Përvec rastit Pogba, nuk kemi patur mundësi për të biseduar me të për lojtarët e tij. Vitin e kaluar ishte e pamundur, të shohim vfarë do të ndodhë këtë verë. Kur Zidane të përfundojë pushimet, do të mësojmë se cfarë mendon për Donnarummën.”

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555