INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luizi e ironizoi, Zhaklin Lekatari i kthehet keq fare: Si i quajmë shqip këta…

Luizi e ironizoi, Zhaklin Lekatari i kthehet keq fare: Si i quajmë shqip këta…

Publikuar më: 14:29 18-03-2024

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli u rikthye mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fillimisht Luizi qëndroi i ulur në karrigen e opinionistit të këtij spektakli, ku komentoi lojën e banorëve të këtij sezoni.

E teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe Meritonit, këngëtari nuk la pa përmendur me ironi as ish-opinionisten e sezonit të kaluar, Zhaklin Lekatari.

“Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinionista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj”, u shpreh Luizi.

Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ditën e sotme ka reaguar vetë Zhaku, e cila përmes një postimi në InstaStory ka ofenduar Luizin.

“Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë? Të paaftë, b*thlëpirës, apo investim i gabuar”, ka shkruar Zhaklina.

Article Logic
Execution time: 0.0029370784759521