INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lufta e Metës kundër Ramës s'ndalon, Presidenti përsërit thirrjen për zgjedhje më 13 tetor

Lufta e Metës kundër Ramës s'ndalon, Presidenti përsërit thirrjen për zgjedhje më 13 tetor

Publikuar më: 09:45 08-07-2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një qëndrim të gjatë lidhur me situatën ligjore e past 30 qershorit. Sipas tij, ligjërisht votimet e 30 qershorit nuk ekzistojnë. “Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit”, thotë Meta. Në vijim, ai u bën thirrje aktorëve politikë vendas të pajtohen me datën 13 tetor për zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe për Presidentin. "Duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës. Është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!", shprehet Presidenti.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543