Luana Vjollca ishte e ftuara speciale në një nga eventet më prestigjioze të vitit, “Art Basel Miami”. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shihnim më parë, Luana sfiloi si një profesioniste në modeling. Ajo u bë pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm duke për një nga brendet më të njohura ndërkombëtare me rrënjë shqiptare.
Me sharmin dhe elegancën e saj të pakrahasueshme, Luana tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke prezantuar një krijim unik nga koleksioni ekskluziv i Ema Savahl. Veshja, një kryevepër artistike, pasqyroi sensualitetin dhe guximin kreativ të brendit, shkruan news31.al.
Momentet e saj të paharrueshme janë tashmë të dokumentuara nga Getty Images, ku fotot e publikuara në Instagram kanë bërë xhiron e rrjetit.
Luana Vjollca përfaqësoi me krenari jo vetëm veten por edhe artin dhe kreativitetin shqiptar në skenën globale.
E ndërsa të gjithë po prisnin rikthimin e saj në ekran, si vajzë surprizash që është na mori me vete në një pasarelë mode ashtu siç nuk do ta kishim imagjinuar ndonjëherë.