INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca shfaqet më e lumtur se kurrë dhe sapo na zbuloi se për çfarë e kishte marrë malli pafund! [FOTO]

Luana Vjollca shfaqet më e lumtur se kurrë dhe sapo na zbuloi se për çfarë e kishte marrë malli pafund! [FOTO]

Publikuar më: 16:31 26-05-2020

Për shkak të situatës së Covid-19, shumë emisione kanë njoftuar ndërprerjen e tyre deri në një rikthim të dytë.

Po ashtu edhe disa emisione të reja që publiku mezi priste të fillonin, ende nuk kanë nisur transmetimin.

Me anë të një fotoje nga zyra e saj në ‘Top Chanel’, moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka treguar se i mungon shumë puna e saj.

“Më kishte marrë malli pafund për zyrën time dhe punën mbi projektet televizive. Po ju?”, ka shkruar Luana krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

 

Fansat kanë komentuar menjëherë duke pohuar se i mungon shumë Vjollca në ekran dhe se janë shumë kureshtarë mbi vazhdimësinë e programve që ajo drejton.

Kujtojmë se pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana Vjollca po punonte për një emision të ri.

Ai mban titullin “Take me out” dhe një format i tillë vjen për herë të parë në Shqipëri.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe për shkak të Koronavirusit emisioni u shty. Tani mezi presim lajme të mira nga Luana.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049