INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ka karantina këto! Almeda ia thotë LIVE në emision Tolgahanit këto ankesa: Gjithë ditën…

I ka karantina këto! Almeda ia thotë LIVE në emision Tolgahanit këto ankesa: Gjithë ditën…

Publikuar më: 19:27 26-05-2020

Çifti shumë i ndjekur dhe i pëlqyer nga publiku shqiptar e turk, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ishin të ftuar në një emision në televizionin turk Kanal D.

Çifti treguan si po e kalojnë karantinën dhe Almeda u ankua paksa për bashkëshortin duke u shprehur se ai gjithë ditën luan në playstation.

“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet”, tregoi Almeda duke qeshur.

Tolgahan e mbrojti veten duke thënë: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh”.

Aktori tregoi se Almeda e mban shtëpinë shumë të rregullt dhe të pastër ndërsa Almeda u shpreh se i shoqi është shumë rrëmujaxhi.

“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, tha bukuroshja shqiptare duke treguar kështu se edhe ata janë si të gjithë çiftet e tjerë që grinden për gjëra të vogla. 

Article Logic
Execution time: 0.0029230117797852