INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca shkëlqen në Miami, momenti që tërhoqi të gjithë vëmendjen!

Luana Vjollca shkëlqen në Miami, momenti që tërhoqi të gjithë vëmendjen!

Publikuar më: 16:33 08-12-2025

Tanimë Luana Vjollca dhe “suksesi” janë së bashku kudo & kurdo!

Këtë herë ylli shqiptar preku suksesin edhe në Miami, vendi i ëndrrave të çdokujt! Luana u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha e më prestigjioze të artit në botë me brandin e saj në "Art Basel Miami".

Në këtë event elitar brande të fuqishme prezantojnë risitë e tyre, prodhojnë përmbajtje me standarde të larta dhe ndërtojnë ura bashkëpunimi me emra të industrive më të njohura, duke krijuar një atmosferë ku ambicia takohet me talentin dhe ku fillojnë historitë e reja të suksesit.

Brandi i Luanës jo vetëm që ka patur sukses nga të huajt që komplimentuan moderatoren, por ka bërë bashkë edhe shumë shqiptarë që kanë qenë aty për të. Ndër personalitetet që mund të përmendim janë Emina Cunmulaj, Fatema Love, Ema Savahl e shumë yje të tjerë shqiptarë mjaft të suksesshëm në Miami.

luia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438