Një moment i bukur familjar ka sjellë në qendër të vëmendjes sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili ka marrë pjesë së fundmi në dasmën e motrës së tij.
Atmosfera e dasmës është kthyer në spektakël, pasi në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, futbollisti shfaqej duke festuar me shumë entuziazëm, teksa hedh dollarë mbi kokën e nuses, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.
Salla ishte mbushur me energji, muzikë dhe festë, ndërsa Uzuni duket se nuk është kursyer aspak në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen e tij. Pamjet kanë marrë me mijëra reagime në rrjet.
Pikërisht për këtë situatë, Myrto Uzuni ka reaguar në rrjetet sociale. Ai shpjegon se ka qenë dikur shumë i varfër, ndërsa sot i ka siguruar familjes së tij gjithë të mirat dhe hedhja e parave ka qenë çështje gëzimi.
“Sqarim. Familja numër 1. Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot kam arritur t’ia siguroi familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit! Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe, do të ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur.
Edhe po të mos kisha hedhur, dikush do të kishte komentuar. Pra, çfarëdo që të bësh, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar. Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni”, shkruan Myrto në rrjetet sociale.









10 Dec 2025 





