INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca mahnit nga ‘Milano Fashion Week’, zbulon surprizën!

Luana Vjollca mahnit nga ‘Milano Fashion Week’, zbulon surprizën!

Publikuar më: 19:28 25-09-2022

Nga postimet në rrjetet sociale kemi kuptuar se Luana Vjollca prej ditësh ndodhet në Itali.

Ylli shqiptar krahas aktiviteteve të tjera drejt shtetit italian ka udhëtuar edhe për Javën e Modës në Milano.

Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, ndërkohë që ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe Luana së shpejti do të rikthehet në ekran me emision të ri televiziv.

Tashmë është zbuluar se shou mban emrin “Zemër Luana” dhe do të jetë nën logon e TVKlan.

Mirëpo surprizat nuk kanë fund!

Në një story të publikuar, ajo shfaqet në Studion e njohur muzikore “Art and Music”, nën shoqërinë e producentit Bruno Riva.

Luana nuk ka dhënë detaje mbi surprizën që pritet të vijë, por mesa duket bëhet fjalë për një projekt muzikor që do të lançohet së shpejti.

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngëve që shoqëruan episodet e “Thuaje” dhe bashkëpunimit me artistin ndërkombëtar, Ray Vanny, duket se Luana po punon për hitin e saj të radhës.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268