INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Luan Rama, gjueti shtrigash kundër LSI [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 16-06-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon mazhorancën qeverisëse se ka nisur një gjueti shtrigash kundër simpatizantëve të kësaj partie. Sipas Luan Ramës, personat që morën pjesë në mitingun madhështor të një dite më parë janë vënë në shënjestër duke u shkarkuar nga puna.
“Sot është ridimensionuar gjuetia e shtrigave përmes kontrollit të cilët janë të ngjashme me gestapo apo gardistët e kuq që shkojnë në institucione me fotografi në duar për ti larguar vetëm se kanë qënë në mitingun e LSI,” tha Luan Rama.
Po gjithësesi duke e konsideruar një shfaqje të turpshme të frikës që ka përfshirë kampin e Rilindjes, Luan Rama tha se kjo e bën LSI më të fortë.
Por Rama kishte e një premtim për të gjithë ata që janë larguar apo dhe që mund të largohen nga funksionet e tyre publike, se në 26 qershor do të kthehen në vendet e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262