INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilla të vlefshme se si të mbroni fëmijët nga rreziku i “balenës blu”

Këshilla të vlefshme se si të mbroni fëmijët nga rreziku i “balenës blu”

Publikuar më: 13:44 16-06-2017

Balena Blu është një nga lojërat më të rrezikshme, e cila ka marrë jetën e disa fëmijëve nëpër botë e po tenton të shtrihet dhe në vendin tonë. Madje shumë raste që janë raportuar kanë mundur të dalin në kohë nga kjo lojë vdekjeprurëse, por gjithësesi janë dëmtuar psikologjikisht shumë. Ajo që dihet me saktësi është se loja gjurmon fëmijë të moshave të vogla dhe adoleshentë e në fund shumë prej tyre përfundojnë duke vrarë veten.
Loja e quajtur “Balena Blu”, është një media sociale online, administratorët e secilës vendosin sfida të ndryshme për përdoruesit, të cilat zgjasin për 50 ditë. Këto sfida janë të shumëllojshme që nga dëmtimi i vetvetes, të parit të filmave horror, qëndrimit zgjuar deri në mëngjes, por me kalimin e kohës ato bëhen edhe më të rrezikshme e i kanë çuar deri në vetëvrasje. Ndaj prindërit duhet të jenë sa më vigjilentë.

Si mund ta mësoni nëse fëmija juaj po luan me këtë lojë?
Nëse vini re sjellje të pazakonta te fëmija, si për shembull të zgjohet çdo ditë shumë më herët se zakonisht, mbulon krahët (për të fshehur shenjat e prerjeve), dëgjon muzikë depresive dhe filon të mos flasë me askënd, kini kujdes sepse mund të tregojnë se është përfshirë në sfidën “vdekjeprurëse”.
Pra, duhet të keni shumë kujdes në vazhdim, kur i lejoni fëmijët tuaj të luajnë lojëra të ndryshme në pajisjet teknologjike, sepse kjo lojë mund t’iu kushtojë me jetë atyre. Kërkuesit, aplikacionet, webfaqet dhe gjithçka tjetër duhet të jetë direkt e kontrolluar nga prindërit para se të përdoret nga fëmijët dhe kjo duhet të ndodhë vazhdimisht, pasi sfida thuhet se fillon dhe zhvillohet shumë shpejt e mund të përfundojë në tragjedi.

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232