INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorenci ish-i dashuri i Keisit? Reagon ashpër Sabiani: Na i nxorrët miqtë e shokët...

Lorenci ish-i dashuri i Keisit? Reagon ashpër Sabiani: Na i nxorrët miqtë e shokët...

Publikuar më: 17:32 16-03-2023

Lorenc Hasrama ish-i dashuri i Keisi Medinit? Ky ka qenë lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit që prej të martës, kur këngëtari u bë pjesë e “Big Brother Vip Albania”.

Në rrjet shpërthyen komentet se Lorenci në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie me Keisin. Shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin. Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani. Përmes një Instastory ai ju është kthyer me gjuhë të ashpër mediave duke mohuar kategorikisht cdo gjë.

“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët", ka shkruar artisti.

Article Logic
Execution time: 0.0072379112243652