INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lobimi rus, PD: Akuza qesharake, nuk e ndihmojnë Ramën të fshehë dy të vërteta

Lobimi rus, PD: Akuza qesharake, nuk e ndihmojnë Ramën të fshehë dy të vërteta

Publikuar më: 15:18 11-03-2018

Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, reagoi sërish sot në lidhje me akuzat e ngritura ditët e fundit, mbi “financimet ruse”.Alibeaj i quajti qesharake akuzat, duke thënë se konspiracion rus nuk e ndihmojnë Edi Ramën për të shpëtuar Tahirin nga burgu.

Deklarata e plotë e PD
Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane.

Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër.

Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është detyrim i kryeministrit të vendit të flasë për marrëdhënien e tij me Saimir Tahirin, duke mos mbajtur më peng integrimin europian të vendit. Edi Rama e di shumë mirë se pa i hequr mbrotjen politike ish ministrit të tij të brendshëm, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Edi Ramës me rusë, spiunazh dhe destabilitet, por është bashkëqeverisja e tij me krimin rreziku më i madh për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Është biznesi i tij familjar me kartelet e kokainës, mbrojtja e Saimir Tahirit dhe shndërrimi i vendit në parajsën e drogës akti më antikombëtar i Edi Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167