INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshi, opozita Mogherini dhe Hahn dërgojnë mesazh nga Brukseli

Lleshi, opozita Mogherini dhe Hahn dërgojnë mesazh nga Brukseli

Publikuar më: 18:18 14-11-2018

Sandër Lleshi ‘mollë sherri’ jo vetëm në Tiranë.

Ngërci institucional mes Ilir Metës dhe Edi Ramës ka mbërritur dhe në zyrën më të lartë evropiane.

Edhe në Bruksel, përfaqësueja e Lartë e BE Federica Mogherini konfirmoi se vendi ka nevojë për një Ministri të brendhsme funksionale dhe aktive. Në një konferencë të përbashkët për mediat me minisitrin e Jashtëm Bushati dhe eurokomisonerin për zgjerim Johannes Hahn shefja e politikës së jashtme përshëndeti edhe vendimin e gjykatës për dënimin e grupit kriminal të Shullazit duke nënvziuar se tregon punën e mirë në luftën kundër krimit

“Është thelbësore për ne për BE që të shohim në ministri të brendhsme në funksion të plot dhe aktive për qyetarët. Ven dimi gjykates per dënimin e nje grupi krinmial tregon punen e mire ne liften kudner krimit Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në rajon. Kemi qenë të vendosur për t’i dhënë prioritet operacioneve në fushën e sigurisë. Ne mbetemi të vendosur që 2019 të jetë vit i suksesshëm për Shqipërinë ashtu siç dëshirojnë qytetarët shqiptarë”,

Ndërkohë ministri Bushati theksoi se në kuadër të procesit të integrimit, qeveria është e hapur dhe e gatshme për dialog me forcat e tjera politike. Diplomati shqiptar po ashtu vlerësoi edhe goditjen e bandave të krimit të organizuar .

“Gjatë diskutimeve në takimin e 10-të Stabilizim-Asoocimit, dhamë mesazhin për të mbajtur hapur derën për bashkëpunim me forcat politike. Operacionet për goditjen e bandave janë inkurajuese dhe më vjen mirë që përfaqësuesja e lartë e BE e përmendi këtë fakt. Instancat ligjzbatuese janë në një front. Do të vijojmë më teje dhe me zbatimin e ligjit për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare”

Edhe komisioneri Hahn u shpreh se BE është e inkurajuar për rezulatet e deritanishme por një proces i tillë në drejtësi duhet të vijojë. Hahn po ashtu i dërgoi edhe mezazh politikës duke u shprehur se opozita nuk duhet të vijojë bojkotin në aktivitetet parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654