Vendimi i Limit dhe Dolces për të hedhur një hap pas në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” ka surprizuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes.
Çifti bëri të ditur se ky vendim është marrë si pasojë e presionit të vazhdueshëm nga Alba, ish-partnerja e Limit në një format tjetër televiziv, e cila, sipas tyre, ka shfaqur hapur xhelozi ndaj afrimit mes tyre.
Situata ka shtuar ndjeshëm tensionin brenda shtëpisë, duke sjellë akuza dhe përplasje të njëpasnjëshme mes banorëve, si dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e lojës dhe marrëdhënieve ndërpersonale.
Vendimi i çiftit është komentuar gjerësisht jo vetëm nga banorët, por edhe nga publiku jashtë shtëpisë, i cili po ndjek me interes çdo lëvizje dhe reagim të Limit dhe Dolces. Të shumtë kanë shprehur kureshtje për pasojat që ky hap mund të ketë në vazhdimësinë e lojës dhe strategjitë e banorëve të tjerë.
Në këtë kontekst ka reaguar edhe ish-banori Edit, i cili gjatë qëndrimit të tij në BBVK kishte pasur një lidhje me Dolcen. Ai ka publikuar në InstaStory një video-selfie nga vetura, të shoqëruar me mbishkrimin “little bitch (bushtra e vogël)”, një frazë që u interpretua gjerësisht si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj saj.
Ky reagim ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë kritikuar përdorimin e një gjuhe ofenduese dhe të panevojshme, duke e konsideruar sjelljen të papërshtatshme, pavarësisht tensioneve dhe situatës së krijuar brenda shtëpisë.









21 Jan 2026 





