INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës, emri që po komentohet në BBV

Kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës, emri që po komentohet në BBV

Publikuar më: 17:33 23-01-2026

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha apo aleate në lojë, por janë familje: vëllai i Selinës është partneri i Gretës.

Sipas hulumtimeve në rrjet, djali që u ka bashkuar rrugët dy banoreve është një DJ, i cili njihet me emrin e artit “ONNO”. Edhe pse lidhja e tyre thuhet se është e konsoliduar dhe zgjat prej më shumë se një viti, çifti ka zgjedhur të jetë tejet diskret, pasi në profilin e DJ nuk gjendet asnjë foto e përbashkët me Gretën.

Kjo lidhje familjare i jep një tjetër peshë reagimit të ashpër të Selinës pas debatit të fundit, ku u përmend figura e vëllait të saj.

Kur një banor i tha: “Të isha unë vëllai yt, s’të kisha lënë të hyje në shtëpi”, Selin shpërtheu jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe raportin e besimit që ka me vëllain e saj real.

“Askush nuk ka të drejtë të marrë rolin e ‘familjarit’ për të vendosur mbi zgjedhjet e mia,” ishte përgjigja e saj, duke refuzuar kategorikisht gjykimin moral dhe stereotipet krahinore që u përdorën kundër saj.

 

mfnf.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033807754516602