INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Likes i ka hyrë frika në palcë”, socialisti që u kap në përgjime kërcënon Metën

“Likes i ka hyrë frika në palcë”, socialisti që u kap në përgjime kërcënon Metën

Publikuar më: 12:43 22-06-2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia i cili ishte ndër socialistëtë që u kapën në përgjime për blerje votash ka kërcënuar Presidentin Ilir Meta.

Deputeti socialist është shfaqur sot në një takim elektoral në Bërzhitë në krah të kryebashkiakut Veliaj, ku gjatë fjalës së tij sulmoi hapur presidentin Meta.

Ai ka thënë se kush del përballë PS shkërmoqet.

“Kush janë ata që u ka hyrë frika në palcë? Është Likja. Likja, i cili vajti tek zyra e Presidentit me idenë presidentin e të gjithëve. E keni parë, e keni ndjerë? E kemi ndjerë unë më shumë dhe Blerina në Parlament për ligjet që kthente pafund, për dekretet që nuk i miratonte, për ministra që nuk i miratonte, sepse donte t’u pyeste ai. Por për çfarë?

Krraba e di shumë mirë çfarë ka ndodhur. Për çfarë mund ta bënte? Një herë thotë tani se pse dolën deputetët dhe i çon fjalë KQZ numëroji çik sa deputetë janë sepse i interesonte që deputetët e atyre të dalin në rrugë të paudhëve. Tashmë thotë cila është procedura sepse ka mundësi që ky Parlament të më shkarkojë. Po do shkarkohesh po dole përballë dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh”, është shprehur Qefalia.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658