INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta takon Papa Françeskun: Do ruajmë dhe promovojmë harmoninë fetare

Presidenti Meta takon Papa Françeskun: Do ruajmë dhe promovojmë harmoninë fetare

Publikuar më: 13:19 17-09-2018

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi ditën e hënë një takimin zyrtar me Papa Françeskun në Vatikan. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi i gjatë komunist dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Ai e falënderoi Papa Françeskun, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj. Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian.
‘Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike’ –u shpreh presidenti.
Kreu i shtetit ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga takimi me Papën, ndërsa shprehet i lumtur për këtë audiencë të veçantë me Atin e Shenjtë.
“I lumtur nga audienca e veçantë me Atin e Shenjtë @Pontifex & bisedën mbi lidhjet e lashta e të forta mes AL & HS si & mbi modelin e bashkëjetesës paqësore & harmonisë solide fetare në AL. Flm #SeliaShenjtë & #PopeFrancis për mbështetjen e çmuar sociale & shpirtërore”-shkruan Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771