INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për Teatrin sërish në Presidencë. Si do të reagojë Meta pas

Ligji për Teatrin sërish në Presidencë. Si do të reagojë Meta pas "ndryshimeve" të reja...

Publikuar më: 11:40 25-09-2018

Ligji i ndryshuar për Teatrin Kombëtar ka mbërritur në Presidencë pas votimit të enjten e kaluar në Kuvend.
Mësohet se ligji ka shkuar me të njëjtin numër si ligji i parë për teatrin. Tensioni për Teatrin Kombëtar duket se do të vazhdojë, sepse Partia Socialiste e konsideron si ligj të njëjtë. Në anën tjetër, PD e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit.
Në bazë të Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka të drejtë që ta kthejë për rishqyrtim ligjin vetëm një herë.
Stafi i presidentit ka marrë në shqyrtim dokumentet e përcjellë nga Kuvendi, ndërsa vendimi nga Presidenti për dekretim ose jo do të jetë brenda 20 ditësh pas kthimit të Metës nga OKB.

 

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415