INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i skllevërve, përse protestojnë hungarezët

Ligji i skllevërve, përse protestojnë hungarezët

Publikuar më: 17:25 17-12-2018

Ka vijuar për të 5 ditë radhazi protesta në Hungari, ku qytetarët protestojnë kundër legjislacionit të ri të Kodit të Punës, i cili lejon punëdhënësit që të kërkojnë nga punëtorët që të punojnë deri në 400 orë në vit jashtë orarit të punës.

Përleshjet me policinë filluan kur protestuesit mbërritën në selinë e stacionit televiziv shtetëror MTVA dhe u përpoqën të sulmonin ndërtesën.

Demonstrime të tilla janë të rralla në Hungari, ku kryeministri Viktor Orban dhe politikat e tij gëzojnë mbështetje, pavarësisht dënimeve të përsëritura të vendeve të tjera të BE-së.

Qeveria thotë se, reforma e punës do të jetë në të mirë të punonjësve, por edhe kompanive që duan të plotësojnë vendet vakante të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881