INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lidhje e re? Pas ndarjes nga Keisi i publikuan fotot me një tjetër femër, acarohet STRESI: Kam shumë…[VIDEO]

Lidhje e re? Pas ndarjes nga Keisi i publikuan fotot me një tjetër femër, acarohet STRESI: Kam shumë…[VIDEO]

Publikuar më: 14:18 29-08-2019

Se kanë pranuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por të gjitha gjasat janë që Stresi dhe Keisi janë ndarë pas shumë vitesh së bashku. Ata kanë hequr fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por sigurisht që s’kanë munguar as deklaratat e thumbimet indirekte, mirëpo së fundmi nisën aludimet se reperi mund të ketë nisur një lidhje të re.

Shkas për këtë u bë një foto që Stresi postoi nga pushimet me mbishkrimin: "Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem... si vazhdon se e kam harruar?". Ndërkohë që vargu vijues i këngës është “Ti ik një tjetër vjen.” Fotoja në fjalë u fshi më pas nga reperi.

Faqja “Vipat e bllokut” ka postuar një video ku ku shfaqet Stresi në plazh me një vajzë bjonde. “Stresi me të dashurën e tij”, është shkruar në video dhe kjo ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

femij.png

 

Por vetë reperi ka reaguar me anë të disa videove në instastory dhe në njërën prej tyre është shprehur se nuk e ka idenë se për çfarë po flasin mediat, por u shpreh se i ndodh shpesh që shumë fanse e vajza shkojnë për të bërë foto dhe ai nuk i refuzon.

Pra Stresi nuk është në një lidhje të re.

Untitled from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023491382598877