INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje të bujshme në tregun mediatik. Beti Njuma lë Top Channel për ...

Lëvizje të bujshme në tregun mediatik. Beti Njuma lë Top Channel për ...

Publikuar më: 16:36 24-09-2018

Lëvizjet në tregun mediatik nuk kanë të ndalur. Këtë herë bëhet fjalë për një kalim vërtet të bujshëm. Gazetarja e Top Channel, Beti Njuma, pas 14 vitesh punë në gjigandin mediatik ka vendosur të largohet për t’i thënë “PO” një oferte të parezistueshme nga Ylli Ndroqi i Ora News, raporton ekskluzivisht newsbomb.al. Beti Njumës i është propozuar posti i drejtoreshës së informacionit, post të cilin më herët e mbante Ilva Tare, zhvendosur tashmë te Euronews.
Portalet prej ditësh shkruajtën se shkak i largimit të Beti Njumës nga Top Channel është rikthimi i spikeres tjetër të lajmeve Monika Stafa por mesa duket ky është thjesht “fake news-i” i radhës pasi arsyeja e vërtetë që bëri Njumën të largohej nga Top-i është oferta tunduese e Ora News dhe rrjedhimisht një hap i madh në karrierën e saj, raporton newsbomb.al.
S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë suksese!

Marrë nga: Newsboomb.al

http://www.newsbomb.al/oferte-e-parezistueshme-beti-njuma-le-top-channel-merr-postin-e-larte-ne-ora-news-135412

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107