INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet fotoja e Enver Bajrit, trurit të grupit kriminal që terrorizoi Shkodrën

Publikohet fotoja e Enver Bajrit, trurit të grupit kriminal që terrorizoi Shkodrën

Publikuar më: 16:50 24-09-2018

Një aksion i madh nga forcat speciale shqiptare në Tiranë e Shkodër, por njëkohësisht edhe nga policia në Roterdam të Holandës çoi në arrestimin e 11 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal Bajri.

Më i njohuri prej tyre, Safet (Rustermi) Bajri u arrestua në Tiranë në kuadër të operacionit “Oaz”, ndërsa është dënuar në Belgjikë për një sërë veprash të rënda penale.

enver_bajri.jpg

Megjithatë koka e grupit kriminal kondiserohet të jetë Enver Bajri. 45-vjeçari është ende në arrati dhe besohet se jeton në Belgjikë prej 2-3 vitesh nga ku dyshohet se kontrollon financat e këtij grupi kriminal dhe trafikun e drogës e prostitucionin. Në Roterdam u arrestuan Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni, ndërsa Enver Bajri është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Marrë nga: Newsboomb.al

http://www.newsbomb.al/del-foto-ja-kush-eshte-enver-bajri-i-konsideruar-si-koka-e-grupit-kriminal-bajri-135433

 

Article Logic
Execution time: 0.002216100692749