INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet avokati i Safet Bajrit: I ofruam garanci pasurore gjykatës ...

Flet avokati i Safet Bajrit: I ofruam garanci pasurore gjykatës ...

Publikuar më: 16:21 24-09-2018

Avokati i Safet Bajrit e konsideron të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda që la në burg klientin e tij. Arbër Hoxha tha se ofruan garanci pasurore, që Safet Bajri të hetohej në gjendje të lirë, por  gjykata nuk e mori parasysh. “Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s’ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim”, deklaroi avokati Hoxha. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e  shkallës së parë duke e lënë në burg Safet Bajrin.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824