INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëshohet alarmi i KUQ në Europë! Vala e dytë e të nxehtit do të prekë më shumë…

Lëshohet alarmi i KUQ në Europë! Vala e dytë e të nxehtit do të prekë më shumë…

Publikuar më: 14:02 25-07-2019

Europa Perëndimore po përballet përsëri me temperaturat përvëluese, me valën e dytë të nxehtësisë për këtë muaj dhe për të arritur kulmin e saj këtë të enjte.

Alarm i kuq është lëshuar për veriun e Francës me temperatura mbi 41 °C. Edhe Parisi po “digjet”.
Në Angli temperaturat do kalojnë vlerën 39 °C. Autoritetet kanë urdhëruar që trenat të mos lëvizin, pasi hekurudhat mund të lirohen për shkak të të nxehtit.
Gjithashtu të dhënat e temperaturave në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë, janë ekstreme, përkatësisht 40 °C, 40°C dhe 39 °C. Edhe vendi ynë po kalon ditë të nxehta, termometri ka shënuar deri 38 gradë.
Të dhënat që kthehen në fund të shekullit të 19-të tregojnë se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur me rreth një shkallë që nga industrializimi.

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549