INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Endrit Brahimllari: Rama ka marrë 200 mln euro paradhënie për projektin e Teatrit [VIDEO]

KafeIN/Endrit Brahimllari: Rama ka marrë 200 mln euro paradhënie për projektin e Teatrit [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 25-07-2019

Ish-deputeti i LSI, Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka akuzuar hapur kryeminstrin Edi Rama se ka marrë paradhënie 200 mln euro paradhënie për projektin e Teatrit Kombëtar.
Duke e cilësuar si skemë të pastër hajdutërie, Brahimllari tha se ata që fshihen pas projektit janë firma që kanë përfituar tendera gjatë gjthë vitit për punë publike nga qeverisja “Rama”.
Brahimllari tha se në zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama kërkonte dhunë dhe destabilitet.
“Shqiptarët bënë një formë referendum duke refuzuar këtë qeveri arrogante. Por Opozita duhet të jetë me këmbë në tokë dhe e përgjegjshme.
85 % e qytetarëve që nuk votuan, janë kundër Ramës”, tha Brahimllari.
Sa i takon dekretit të zgjedhjeve më 13 tetor, përfaqësuesi i LSI tha se do të ketë ngjarje të rëndësishme në këtë muaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0016000270843506