INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leo Messi ka dy fjalë për ata që duan të ndërprejnë kërkimet për futbollistin e zhdukur në avion

Leo Messi ka dy fjalë për ata që duan të ndërprejnë kërkimet për futbollistin e zhdukur në avion

Publikuar më: 14:54 25-01-2019

Leo Messi është përfshirë së fundmi në mbështetje të kërkimeve për bashkatdhetarin e tij Emiliano Sala, i cili u zhduk në avionin duke fluturuar për në Cardiff.

Ylli i Barçës, përmes llogarisë së tij në Instagram, iu bëri thirrje shërbimeve të hetimit që të rifillojnë kërkimet për bashkatdhetarin e tij, përderisa mbetet ende një fije shprese:

"Përderisa ekzistojnë mundësitë, një fije shprese, ju lutemi mos ndaloni për gjetjen e Emilianos. Unë po lutem me të gjithë forcën për familjen dhe miqtë e tij".

Policia ka njoftuar se kërkimet për lojtarin do të pezullohen për shkak të mundësive tepër të pakta për të mbijetuar.

0_Lionel-Messi-tribute-to-Emiliano-Sala.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947