Emiliano Sala gjendet prej tre ditësh i zhdukur. Sulmuesi argjentinas i cili ndodhej në një avion privat për të fluturuar drejt Cardiff, ku kishte nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez, raportohet si i humbur dhe policia po humbet shpresat.
Sala ka qenë pjesë e ekipit të Nantes, aty ku më përpara ka luajtur Ermir Lenjani dhe Lorik Cana. Mesfushori i Sionit, i gjendur me skuadrën helvete në Turqi për fazën përgatitore, e ka ndierë shumë këtë lajm dhe mediat zvicerane kanë raportuar se për një moment ai ka lënë stërvitjen, duke reflektuar për këtë lajm tragjik nga ish-shoku i skuadrës:
“Jam i pafuqishëm. Nuk e besoj dot ende që është e vërtetë diçka e tillë”, ka thënë futbollisti i Kombëtares për “Blick”, teksa ka lënë përpara kohe stërvitjen. Raportet njerëzore janë të rëndësishme, sidomos në momente kur bëhet fjalë për humbje drastike, ndaj edhe për futbollistin kuqezi është koha që Sala të kujtohet për meritat dhe cilësitë që ka pasur.”
“Nuk mund të thuash se ka qenë futbollisti më i mirë në botë, ama ishte vërtet luftëtar. Një njeri me dëshirë dhe vullnet për të punuar shumë që të arrijë ëndrrat e tij.”- ka thënë Lenjani për rastin e futbollistit të zhdukur.








18 Dec 2025 





