Vasillaq Zëri ishte një nga legjendat e futbollit shqiptar. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila edhe i mori jetën. Zëri ka qenë pjesë e Kombëtares ndërkohë që është nderuar edhe me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Karrierën ai e filloi në moshën të re për tri vite me “Shkëndijën” (1970-1973) dhe 21 vjeç titullar me Dinamon (73/74–83/84). Produkt i shkollës së parë të futbollit, i transferuar te Dinamo, Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi.










18 Dec 2025 





