Debutim i dështuar për Thierry Henry si trajner. Pas rezulateteve negative, Skuadra e Monacos mori vendimin drastik për shkarkimin e francezit.
Monaco është në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i fundit, por në rrezik të madh për të rënë nga kategoria.
4 fitore në 20 ndeshje ishin statistikat e Henry në pankinë në vetëm 3 muaj e gjysmë.
Klubi francez ka probleme më të thella se trajneri, pasi të gjithë talentet e saj janë shitur tek klubet më të mëdha evropiane, por Thierry u bë “viktima” e parë, pa mundur t’i rikthente shkëlqimin kësaj skuadre.








18 Dec 2025 





