INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Lemonade" fut Beyonce-n në historinë e muzikës!

Publikuar më: 14:38 04-05-2016

Beyonce bëhet çdo ditë e më shumë një divë e padiskutueshme e muzikës, si dhe një ikonë e ditëve të sotme.

Bukuroshja 34 vjeçare është bërë artistja e parë femër që liston plot 12 këngë në Billboard Top 100 në të njëjtën kohë. Kjo pasi çdo këngë e albumit të saj të fundit dhe shumë të përfolur, “Lemonade” ia ka dalë të bëhet pjesë e klasifikimit amerikan. Por nuk mbaron me kaq pasi 4 prej këngëve janë në 20-shen më të mirë, me superhitin “Formation” që kryeson renditjen e këngëve të Queen Bey, në vend të 10-të. Më pas, në vend të 11-të vjen kënga më e përfolur e këtij albumi “Sorry”, që nxiti diskutimet mbi “Becky with the good hair”, femrën misteriouze që kishte shkuar me reperin Jay Z. Thoni të vërtetën, u habit njeri?

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945