INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leku forcohet sërish, këtë herë po ndihmojnë turistët dhe jo vetëm...

Leku forcohet sërish, këtë herë po ndihmojnë turistët dhe jo vetëm...

Publikuar më: 09:22 12-07-2019

Jemi gati në mes të verës dhe turistët kanë mbërritur në Shqipëri. Ata kanë ndikuar në forcimin e lekut dhe valuat e tjera po zhvlerësohen. Kryeson euro që nga dita në ditë po ulet.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro u këmbye me 121.85 lekë, rreth 0.03 lekë më pak se një ditë më parë. Që prej fillimit të korrikut, euro ka humbur rreth 1 lek.
Tendenca e zhvlerësimit të monedhës së europiane do të vijojë. Banka e Shqipërisë këto luhatje i vlerëson si brenda parashikimeve.
Po një faktor tjetër dhe se ulja e euros është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare 1 euro po këmbehet me 1.12 dollarë, nga 1.14 që ishte në fundin e muajit qershor, ky është dhe niveli më i ulët në 12 muajt e fundit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029959678649902