INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Java e lekut, euro ka njohur vetëm ulje

Java e lekut, euro ka njohur vetëm ulje

Publikuar më: 10:56 25-05-2019

Monedha e përbashkët euro për javën që shkoi ka njohur nënçmimin më drastik që prej vitit 2008.

Rënia ka qenë e përditshme. Sipas të dhanve zyrtare të Bankës së Shqipërisë monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën në kuotën minimale prej 122.3 lekësh.

euro.jpg


Zhvlerësim në raport me lekun kanë shënuar edhe minedhat e tjera. Dollari Amerikan ka shfaqur paqëndrueshmëri duke u arritur në nivelin e 109.3 lekëve në fund të kësaj jave.

dollari.jpg

Edhe Paundi Britanik ka humbur ndjeshëm pikë krahasuar me javën që shkoi, duke arritur në vlerën e 138.6 lekëve.

Ekspertët e tregut tregojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës.

Article Logic
Execution time: 0.0020890235900879