INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas zbritjeve të vazhueshme, Euro dhe Dollari Amerikan forcohen ndjeshëm

Pas zbritjeve të vazhueshme, Euro dhe Dollari Amerikan forcohen ndjeshëm

Publikuar më: 10:11 28-05-2019

Pas një jave në vlera minimale këmbimi me lekun, Euro ka nisur të shënojë rritje në raport me monedhën vendase. 

Monedha e Eurozonës ka fituar 0.5 pikë pas shumë ditësh, duke u këmbyer sot me 122.5 lekë.
Gjatë ditëve të fundit të javës që shkoi monedha e eurozonës u këmbye me 122.3 lekë. Kjo ka qënë vlera më e ulët në 11 vitet e fundit.
Ndërkohë, edhe Dollari Amerikan është forcuar ndjeshëm duke arritur sot në nivelin e 109.5 lekëve me një rritje prej 0.7 pikësh.
Ndërsa Paundi Britanik ka shfaqur qëndrueshmëri duke u kuotuar edhe sot në nivelin e 138.5 lekëve.
leku shqiptar është zhvlerësuar edhe kundrejt monedhave të tjera të huaja. Kështu leku ka humbur pikë kundrejt Frangës Zvicerane, e cila ka kapur vlerën e 108.8 lekëve. Të njëjtën ecuri kanë ndjekur edhe Dollari Kanadez dhe ai Australian të cilët këmbehen sot përkatësisht me 81.2 lekë dhe 75.6 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326